Kryeminstri Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste, ku kërkoi që të mbyllen zgjedhjet brenda partisë, në kushtet kur janë tejkaluar afatet e paracaktuara, siç ka nënvizuar ai. Në mbledhjen që pasoi atë të Asamblesë, Rama gjithashtu ka kërkuar që të zgjidhen kryetarët e degëve aty ku ende nuk është bërë një gjë e tillë.

Tri ditë pas Asamblesë Kombëtare, kryesocialisti Rama thirri një mbledhje të Kryesisë së PS-së mëngjesin e të martës. Takimi i nisur herët rreth orës 8:00, zgjati mbi 1 orë e 30 minuta. Mësohet se në të është diskutuar në lidhje me vendimet e Asamblesë dhe çështjet organizative të PS, meqënëse kjo forcë politike e konsideron 2018-ën si vitin e organizimit të strukturave të saj partiake në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Në këtë kontekst, porosia e Kryeministrit Rama ka qenë që të punohet me prioritet për zgjedhjet në parti, pasi, siç ka rikujtuar ai, afatet janë tejkaluar tashmë. Duke iu referuar degëve, Rama ka kërkuar që të bëhen zgjedhjet për kryetar aty ku ende nuk është bërë një gjë e tillë. Asambleja e ardhshme pritet që ta ketë fokusin te pushteti vendor. Për këtë qëllim, do të raportojnë kryetarët e bashkive që drejtohen nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, edhe ministrat që janë drejtues politikë në qarqe të ndryshme, mësohet se janë nxitur nga Kryesia e PS që gjatë kësaj periudhe të kenë prioritet bazën, gjë që u bë e qartë edhe gjatë Asamblesë nga sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla. Pas mbledhjes, zëdhënësja e Kryesisë, Elisa Spiropali, nënvizoi se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe axhenda qeveritare. Prioritet, sipas saj, do të kenë negociatat me Bashkin Europian, rast me të cilin nuk la pa akuzuar opozitën

Artikulli paraprakPRONAT E SEKUESTRUARA TË BALILIT, APELI SHTYN SEANCËN
Artikulli tjetërMUNGOJNE AVOKATET ,SHTYHET SEANCA PER VRASESIN E GJYQTARES