Kryeministri Edi Rama do të niset sot pasdite për në Gjermani duke vijuar me vizitat si drejtues i Kryesisë së OSBE.

Rama zhvilloi një vizitë 2-ditore në Athinë teksa tashmë ka ndryshuar kurs për në Gjermani.

Ai pritet të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel. Nuk dihet se për çfarë do të zhvillohet ky takim, por si Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE, si Merkel janë shqetësuar për krizat që kanë kapur Europën nga Bjellorusia tek konfliktet Rusi- Ukrainë dhe Turqi- Greqi.

Artikulli paraprakMAKINË 100 MIJË EURO, LLESHAJ SFIDON DEPUTETIN: KAM NJË ‘HONDA’ TË 2010, NËSE VËRTETONI TË KUNDËRTËN JAP DORËHEQJEN!
Artikulli tjetërTJETËRSIMI I PRONAVE/ DËNOHET ME 4 VITE BURG ISH-KREU I BASHKISË LEZHË