Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka deklaruar se sot është njohur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Duke folur për gazetarët, avokati Haxhia është shprehur se nuk ka asnjë provë të re që çoi në ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë të Saimir Tahirit dhe bllokimin e pasaportës së tij. “Sot në zyrë gjeta vendimin e gjykatëses për ndalimin e z.Tahiri jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhej të iniciohej”, u shpreh Mask Haxhia

. Avokati bëri me dije se do ta apelojnë këtë vendim të gjykatës, të cilin e konsideroi qesharak. Gjykata e Krimeve të Rënda i ka ndaluar ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri daljen jashtë Shqipërisë dhe i ka bllokuar pasaportën. Ky vendim është marrë pasi Tahiri është person nën hetim për favorizim të grupit të Habiljave që trafikonte drogë në sasi të mëdha nga Vlora drejt brigjeve italiane