Skuadra e Vllaznise pas bojkotit 3 ditor eshte bindur per tu rikthyer ne stervitje. Kapiteni Lika dhe Malota bashke me stafin u takuan me kryetaren e bashkise Voltana Ademi dhe ne ate takim eshte vendosur qe skuadra te rinise stervitjen me premtimin se do te paguhen pagat e prapambetura te kater muajve.
Futbollistet tashme po zhvillojne seancen e pare stervitore pas bojkotit ndersa kampionati nis me 3 qershor dhe Vllaznia eshte vone por lojtaret dhe stafi do mundohen te bejne maksimimin ne keto dite qe i kane mbetur.