
Përmirësimi I situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 I ka lënë vendin virozave të stinës. Në qendrën shëndetësore të bashkisë Koplik, vihet re një rritje e numrit të vizitave nga gripi apo virozat stinore. Mjekja Deidra Gurori bën me dije se më të ekspozuar ndaj këtyre sëmundjeve janë fëmijët e kopshteve, por nuk përjashton as grupmoshat e tjera.
Mjekja Gurori sugjeron që të gjithë personat që dyshojnë se mund të jenë të prekur nga virozat e stinës apo kanë gjendje gripale, të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen më të madhe të këtyre sëmundjeve.
Mesatarisht, si shkak I përhapjes së virozave dhe gripit stinor kryhen rreth 10 vizita në ditë në këtë qendër shëndetësore.