Qeveria e kryeministrit polak, Donald Tusk, i ka mbijetuar votëbesimit para parlamentit të mërkurën, në përpjekje për ta konsoliduar mandatin pas fitores së opozitës në zgjedhjet presidenciale, ka raportuar AP. Ligjvënësit vendosën me 243 vota pro dhe 210 kundër në dhomën e ulët të parlamentit, i cili ka 460 ulëse në total, përderisa mbështetësit u ngritën në këmbë duke e duartrokitur dhe thirrur emrin e Tuskut.

Tusk ishte ai që e kërkoi vetë votëbesimin, tek kishte thënë se Polonia ndodhet në një realitet tjetër politik dhe se po kërkonte një fillim të ri, pasi aleati i tij më i ngushtë politik, Rafal Trzaskowki, humbi në zgjedhjet presidenciale ndaj kundërkandidatit nacionalist Karol Nawrocki.

I mbështetur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Nawrocki do të zëvendësojë presidentin në largim, Andrzej Duda, një tjetër politikan konservator i cili në mënyrë të vazhdueshme ka bllokuar reformat e Tuskut.

Artikulli paraprakFORCIM I BASHKËPUNIMIT KULTUROR SHQIPËRI–ITALI, DELEGACIONI I MEKI ZHVILLON VIZITË NË MUZEUN MAXXI NË ROMË
Artikulli tjetërKOSOVA NDALON IMPORTIN E DELEVE DHE DHIVE NGA GJITHË SHQIPËRIA