PAS GJERMANISË, EDHE FRANCA NË KARANTINË NGA KORONAVIRUSI, MACRON: NGA E PREMTJA BLLOKIM KOMBËTAR!

2073

FRANCË

Pas Gjermanisë, koronavirusi fut sërish në karantinë edhe Francën. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar këtë mbrëmje një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve.

Duke filluar nga dita e premte, francezët do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore.

Në vendimin më të fundit të qeverisë franceze thuhet do të mbyllen bizneset si restorantet dhe baret. Kujtojmë se ditët e fundit Franca ka regjistruar shifra rekord viktimash dhe infektimesh nga virusi i rrezikshëm.

Vdekjet e përditshme kanë kaluar mbi 500 dhe zyrtarët thonë se bllokimi i dytë duhet bërë, që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.