Pas gjysmë shekulli, ish-studentët e degës matematikë-fizikë në Universitetin e Shkodrës u takuan sërish, duke rikthyer kujtime, emocione dhe historitë e një periudhe që mbetet e paharruar për ta.
Pas 50 vitesh, përmes kontakteve të ruajtura ndër vite dhe ndihmës së rrjeteve sociale, ish-studentët arritën të organizojnë takimin që u kthye në një ditë emocionesh të veçanta.
Mes kujtimeve të shumta, ata ndanë emocionet e takimit, duke kujtuar profesorët, sakrificat e kohës së studimeve dhe miqësitë që i kanë shoqëruar përgjatë jetës.
Në fund të takimit, emocionet dhe nostalgjia mbizotëruan mes ish-studentëve, të cilët u larguan me mallin e rikthyer për vitet e rinisë dhe me dëshirën që ky ribashkim të mos mbetet i fundit.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHOFERI QË SHKAKTOI AKSIDENTIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 53-VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT