Pas humbjes së banesës nga zjarri, i 11 nëntorit, kur shtëpia e familjes Selja në lagjen “Liria” u përfshi nga flakët, tashmë kjo familje është strehuar. Lajmi u bë i ditur ng kryebashkiaku Beci i cili shkruan:

POSTIMI I PLOTË
Asnjë familje nuk do të mbetet vetëm në ditët e saj më të vështira.
Ngjarja e rëndë e 11 nëntorit, kur shtëpia e familjes Selja në lagjen “Liria” u përfshi nga flakët, preku një familje me 6 fëmijë dhe i la ata pa strehë brenda pak minutash.
Që në minutën e parë, Shërbimi Social i Bashkisë Shkodër u gjend pranë tyre, me strehim të menjëhershëm, ushqime, veshmbathje dhe çdo ndihmë të domosdoshme për fëmijët dhe prindërit.
Sot, familja Selja është e sistemuar në banesat sociale të bashkisë dhe vijon të marrë mbështetjen e nevojshme për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Artikulli paraprakKUVENDI I KOSOVËS RRËZON GLAUK KONJUFCËN, 56 DEPUTETË VOTUAN PRO QEVERISË SË RE!
Artikulli tjetërSTUDENTËT E UNISHK NDEZIN SKENËN ME SPEKTAKLIN ‘TEATËR POETIK’