Një ditë pas gjetjes së kafkës së dekompozuar në pyjet e Karbunarës, banorët e zonës kanë gjetur sot dhe pjese skeleti nga trupi, përkatesisht te gjymtyreve te poshtem.

Koka e dekompozuar, e gjetur në një zonë pyjore në fshatin Karbunar të Vlorës, është e dëmtuar, çka rrit mundësinë se kemi të bëjmë më një vrasje. Sipas policisë së Vlorës, kafka që dyshohet se prej rreth 3 muajsh ndodhej e hedhur në pyll, mund të jetë shkëputur nga trupi nga goditjet me mjet të madh prerës, ndërsa nuk përjashtohet vrasja fillimisht me armë zjarri. Saimir Hoxha, banori i zonës që njoftoi policinë pasi gjeti kokën e dekompozuar, thotë se ishte pa flokë dhe kushdo që e ka lënë aty nuk ka pasur qëllim për ta groposur. Policia e Vlorës saktëson se kafka është nisur në tiranë, për t’iu nënshtruar analizës së ADN nga mjekësia ligjore. Nga kjo e fundit do të mund të përcaktohet identiteti i viktimës.

Artikulli paraprak50 EURO PËR TË KALUAR KUFIRIN, ARRESTOHET 2 SHTETAS NË DURRËS
Artikulli tjetërGRABITET PICAJOLI PRANË VARREZAVE TË DËSHMORËVE