Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e dielë, në Sheshin Skënderbej, Tiranë.

Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale ceremonia do të nisë në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa namazi do të falet në orën 07:30.

KMSH njofton gjithashtu se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Pasi besimtarët të kryejnë faljen e namazit, festimet vijojnë me drekën e Bajramit e më pas me vizita mes miqve dhe të afërmve.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ RESHJE SHIU DHE TEMPERATURA DERI NË 19 GRADË
Artikulli tjetërRAMA SËRISH NË GREQI, SOT TAKIM ME DIASPORËN SHQIPTARE NË KRETË, NESËR NË ATHINË