Kreu demokrat ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së PD-së, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 17:00 në selinë e kësaj partie.

Mbledhja bëhet pas përfundimit të analizës në degët e PD për t’i hapur rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Analizat në degët e PD kishin të bënin me zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, funksionimin e strukturave dhe rezultatin.

Burime bëjnë të ditur se Kryesia do të përcaktojë datën e mbledhjes së KuvenditKjo është mbledhja e parë e forumit më të lartë politik të partisë më të madhe opozitare për vitin 2018.

Mbledhja e Kryesisë zhvillohet në një kohë kur kundërshtarët dhe kritikës e Bashës brenda PD kanë kërkuar shqyrtimin e propozimeve të tyre, qoftë përsa i takon ndryshimeve në statutin e partisë, ashtu edhe përmes platformës të quajtur për ringritjen e PD-së.

Artikulli paraprakME DROGË NË MAKINË, POLICIA ARRESTON 25 VJEÇARIN
Artikulli tjetërMALESI E MADHE :GODITET ME MJETE TË FORTA, VDES NË SPITAL