Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç paralajmëroi zgjedhje të parakohshme gjatë një vizite sot në Zajeçar.

Ai u shpreh i bindur se partia e tij SNS do të fitojë bindshëm.
“Ne duhet të përgatitemi për Expo. Kur të përfundojmë përgatitjet për Expo, ne do të thërrasim zgjedhje të parakohshme, dhe kam frikë se ata (opozita) bënë një gabim të madh dhe se, pikërisht kur mendova se shanset ishin të barabarta, ato nuk janë më. Ne do t’i mposhtim bindshëm”, tha Vuçiç.

Paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme vijnë në mesin e bllokadave dhe protestave gjashtëmujore që kanë kapluar Serbinë pas shembjes së një tende hekurudhore në Novi Sad të Vojvodinës që la të vdekur 16 persona.

Artikulli paraprakBISLIMI: BRUKSELI KA QENË I ANSHËM NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI
Artikulli tjetërSTARTOI EDICIONI I 63 FESTIVALIT PËR FËMIJË