
PAS REAGIMIT TË ‘’STAR PLUS’’ PËR AKSIDENTIN E NDODHUR DITËN E DJESHME NË LAGJEN ‘’PARTIZANI’’, POLICIA E SHKODRËS KA NDRYSHUAR DEKLARATËN DUKE CILËSUAR FAJTOR 72 VJECARIN QË LEVIZTE ME BICIKLETË
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Partizani”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. B., 72 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga përplasja e biçikletës me të cilën lëvizte shtetasi Sh. B. me automjetin me drejtues shtetasin Y. D., u dëmtua shtetasi Sh. B., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.






