Pas aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika edhe aktorja Tinka Kurti është shfaqur së fundmi në një spot të PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Në mesazhin e saj, aktorja dëgjohet të thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama, pasi vetëm ai sipas saj lufton për vendin.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë . Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet Tinka Kurti.

Kurti është një tjetër personalitet i rëndësishëm i artit shqiptar është bërë pjesë e fushatës së kryeministrit Rama, pasi kujtojmë se në spotin e parë në nisje të betejës së 25 prillit protagonist ishte aktori Robert Ndrenika, i cili solli premtimet e socialistëve për mandatin e tretë.