Pas seancës maratonë të javës së kaluar, parlamenti do të mblidhet sërish ditën e nesërme në orën 10:00.

Gjatë kësaj seance do të bëhet miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 16.09.2021 si dhe projektvendimi “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Kujtojmë se në seancën e javës së kaluar pati përplasje, debate dhe tensione mes opozitës dhe qeverisë. Vonesa në seancë e kryeministrit Rama shkaktoi debate të forta mes tij dhe kryedemokratit Basha i cili refuzoi të mbante fjalimin e parë pa praninë e kryeministrit.

Artikulli paraprakAMBASADORJA YURI KIM TAKON KONGRESMENEN SLOTKIN: SHQIPËRIA MERITON VLERËSIM TË VEÇANTË, ISHTE NDËR VENDET E PARA QË OFROI MBROJTJE E MIKPRITJE PËR AFGANËT
Artikulli tjetërCOVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ 491 RASTE TË REJA DHE 22 HUMBJE JETE NË 24 ORË