Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim sot të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike”- njofton Presidenca.

Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, ku presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik. Presidentja Osmani ka shpallur 28 dhjetorin 2025 datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Artikulli paraprakKREU I SPAK, DUMANI VIZITË NË BRUKSEL DHE TAKIME ME ZYRTARË TË LARTË TË BE-SË
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, MINISTRIA E MBROJTJES PËRDITËSIM