Ditën e sotme është goditur me dron ura e Krimesë nga Ukraina, por pas kësaj ngjarjeje Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ata do të vazhdojnë të bombardojnë infrastrukturat energjetike në Ukrainë.

Putin tha se ishte Kievi ai që goditi i pari infrastrukturën, prandaj dhe ata do bombardojnë edhe më shumë qytetin dhe infrastrukturat e tyre, raportojnë mediat e huaja.

“Forcat ruse do të vazhdojnë të synojnë infrastrukturën në Ukrainë. Kiev ishte i pari që goditi infrastrukturën, siç është ura e Krimesë”, tha Putin.