KUKËS

Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar drejtuesit politikë të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës. Dalin emrat e tetë drejtuesve të PD, që do të drejtojnë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë.

Mes tyre ishte edhe ish-deputeti Flamur Noka, që do të drejtojë fushatën në Kamëz, Paskuqan, Vorë.

Më parë, Flamur Noka ka qenë drejtues politik në Qarkun e Kukësit, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit mësohet se fushatën elektorale në këtë qark do ta drejtojë demokrati Flamur Hoxha. Ky i fundit ka qenë kandidat për deputet i PD edhe në zgjedhjet parlamentare etë vitit 2017.

Artikulli paraprakTONIGHT – 02.02.2021
Artikulli tjetërKQZ NDAN FONDET PËR PARTITË, SHUMAT QË PËRFITOJNË PS, PD E LSI GJATË VITIT 2021