
Pas rreth TRE muajsh me mot të thatë dhe temperaturat e larta, shiu është rikthyer sot në Shkodër. Reshjet kanë nisur në qytet, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të atmosferës pas një vere të nxehtë.
Gjatë muajve të fundit, temperaturat e larta kanë qenë të pranishme për periudha të gjata, ndërsa reshjet kanë munguar. Rikthimi i shiut sjell një ndryshim të ndjeshëm të motit pas ditëve të nxehta të fundit.
Pas javësh të tëra me temperatura të larta, shiu rikthen freskinë në Shkodër, ndërsa qytetarët duket se po i shijojnë reshjet pas një vere të gjatë dhe të nxehtë. Ndërkohë, pritet që moti të vijojë të jetë i paqëndrueshëm edhe gjatë orëve në vazhdim dhe një ulje e temperaturave, ku maksimalja do të jetë 30 gradë.


