Për të katërtën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca do të mbahet në orën 15:00.

Në seancën e 19 prillit u arrit të bëhej betimi i deputetëve të rinj duke lënë pas ngërçin e nisjes së kësaj legjislature të re.

Kurti dhe kabineti i tij paraqitën dorëheqjet formale ndërsa Albulena Haxhiu, kandidatura e VV për kryeparlamentare, u rrëzua dy herë në votim.

VV të shtunën siguroi 57 vota në parlament, madje pa numrat e partisë së Fatmir Limajt nisma Socialdemokrate.

Kurtit tani i duhen edhe 4 vota për të kaluar kryeparlamentaren e re dhe qeverinë e re. Për këtë Limaj pas seancës së asaj dite u shpreh optimist se edhe miratimi i emrit për kryeparlamentar dhe qeverisë do të gjejnë zgjidhje, ndoshta duke dhënë edhe ai një ndihmë.

Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE VRANËSIRA, SI PARASHIKOHET MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË AKSIN SHKODËR- MES, POLICIA PROCEDON PENALISHT 39-VJEÇARIN