Katër ditë pas protestës së opozitës brenda dhe jashtë parlamentit ku u hodhën tymues brenda ambienteve të Parlamentit, Byroja e Kuvendit do të vendosë sot për fatin e shtatë deputetëve të opozitës.

Byroja do të mblidhet në orën 10: 00 dhe do të shqyrtojë kërkesën e një grupi deputetësh të grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Kjo kërkesë lidhet me situatën e krijuar në seancën plenare të datës 18 dhjetor 2017, ku u votua Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku. Ndërkohë prokuroria e Tiranes ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 10 deputetëve. Ata akuzohen për prishje të rendit publik dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit, në seancën e votimit të kryeprokurores së përkohshme

Artikulli paraprakZBULOHEN BISEDAT SEKRETE SI DO KRYHEJ SULMI NË NDESHJEN SHQIPËRI-IZRAEL
Artikulli tjetërAUSTRALI, AUTOMJETI PËRPLAS TURMËN ME NJERËZ, 16 TË PLAGOSUR