Sipas një deklarate të përbashkët, Bashkimi Evropian dhe Britania kanë arritur një marrëveshje për statusin e Gjibraltarit të mërkurën, raporton Reuters.

Statusi i Gjibraltarit një enklavë në jug të Spanjës që është nën kontrollin britanik që nga shekulli i 18-të dhe mënyra e kontrollit të kufirit me Spanjën kanë qenë pika të nxehta mosmarrëveshjeje që nga largimi i Britanisë nga BE-ja.

Bëhet e ditur se zyra e Jashtme britanike ka thënë në një deklaratë se marrëveshja do të mbrojë sovranitetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe autonominë e saj ushtarake, si dhe të ardhmen ekonomike të Gjibraltarit.

Po ashtu, zyra ka shtuar se marrëveshja, ndër përfitimet e tjera, do të ofrojë një zgjidhje praktike për të shmangur atë që e përshkroi si “kontrolle të rënda” dhe vonesa të gjata në kufi./Reuters

Artikulli paraprakSPIROPALI NË SAMITIN E ODESËS: SHQIPËRIA QËNDRON PËRKRAH UKRAINËS, SOT E PËRGJITHMONË
Artikulli tjetërPD KËRKOI PAVLEFSHMËRI DHE PËRSËRITJE NË DIBËR, KAS E RRËZON ANKIMIMIN! KANË MBETUR VETËM SHKODRA DHE ELBASANI NË SHQYRTIM