Një ditë pas vrasjes të politikanit serb, Oliver Ivanoviç, një politikan tjetër serb është kërcënuar. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Bratislav Nikoliç është i kërcënuar me jetë.

Ndaj kryetarit të Shtërpcës ka kërcënime serioze për të cilat është e njohur edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Nikoliç është kryetar i komunës së Shtërpcës që nga 12 janari i vitit 2010.