Ka nisur numërimi i votave të emigrantëve nga Greqia, në total 53 mijë, të cilat ishin të bllokuara që prej të dielës pas kontestimeve të Partisë Demokratike me pretendimin e manipulimeve. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi një ditë më parë hapjen e zarfeve, dhe mëngjesin e kësaj të shtune ka nisur edhe numërimi.

Një ditë më parë, Celibashi vlerësoi se nuk ka pasur asnjë kuti me probleme apo të kontestuar me prova dhe në këtë mënyrë i hapej ligjërisht rrugë numërimit të tyre, teksa vendimi hynte në fuqi menjëherë.

Aktualisht numërimi i votave nga shtetet e tjera ka përfunduar. Partia Socialiste ka marrë gjithashtu edhe mbështetjen e diasporës, pasi ka siguruar 78729 vota, në total 54.18 % ndërsa PD-ASHM 40 863 vota, ose 28.12 %. E treta renditet Nisma Shqipëria bëhet me 11 834 vota, ose 8.14 %, ndjekur më pas nga partia Mundësia me 5420 vota. Lëvizja bashkë ka marrë 3 891 vota, 1066 ka marrë Koalicioni Euroatlantik, PSD 1980.

Artikulli paraprakITALIA DHE SHQIPËRIA DO MBAJNË PËR HERË TË PARË SAMIT NDËRQEVERITAR
Artikulli tjetërRAMA NË KONFERENCË ME MACRON: MARRËDHËNIET ME FRANCËN KANË HYRË NË NJË FAZË TË RE