Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur për fleksibilitetin që mund të ketë për qytetarët ndryshimi nga kompani private në publike për prodhimin e pasaportave dhe kartave të ID.

Çuçi u shpreh se me “IdentiTek” do mund të ketë fleksibilitete dhe shteti do mund të ndërhyjë më tepër për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Kompania publike ndihmon gjithashtu për të lehtësuar barrierat e dikurshme për të bërë ndryshime efiçente për qytetarët.

“Nuk është e lidhur fare me çmimin, është marrëdhënie kontraktore me kompaninë që mbaron në korrik të këtij viti.

Do përfundojmë kontratën dhe do e marrim në dorëzim gjithë kompaninë e kartave.

Pastaj çështja e çmimit është një çështje që vendoset. Jemi më fleksibël për t’i ndryshuar çmimet. Jemi fleksibël por s’lidhet me ndryshimin e ligjit.”-tha Çuçi.

Një nga ndryshimet që kjo agjenci do të realizojë sapo të kthehet nën administrimin shtetëror do të jetë ulja e tarifave si për kartat e identitetit dhe pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim.

Artikulli paraprakBENET BECI NIS DITËN NGA VELIPOJA: MIRËMËNGJES NGA PULAJ
Artikulli tjetërMIRATOHET PROGRAMI PËR NXITJEN E PUNËSIMIT TEK TË RINJTË! KURS PROFESIONAL FALAS PËR MOSHAT 15-29 VJEÇ, MË PAS INTEGROHEN NË PUNË