Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, por pa mundur të sjellin reshje gjatë paradites. Megjithatë pasditja sjell reshje të pakta shiu e dëbore në zona të izoluara të rajonit verior dhe verilindor të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish me të paktën 2 gradë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kthjellimet do të dominojnë Veriun dhe Rajonin e Mesdheut, por ndryshe paraqitet situata për Europën Lindore dhe atë perëndimore ku mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut. Po ashtu pjesërisht Qendra e kontinentit vijon me vranësira dhe reshje.