Vendi ynë në pjesën e parë të ditës pritet që të ndikohet nga kthjellimi, ndërkohë që nga pasditja do të shpeshtohen vranësirat.

Sipas MeteoAlb vendi ynë gjatë paradites do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shpeshtoj vranësirat në vend por pa mundur të gjenerojnë reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin së mërkurës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 – 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 4 ballë.