Sipas MeteoAlb: Vijon në ndikimin e masave ajrore polare duke diktuar gjatë paradites vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat bregdetare, por reshje dëbore në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin rënie të temperaturave dhe për pasojë pjesa me e madhe e vendit tonë rrezikon të përfshihet nga reshjet e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnç të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 9°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Temperatura ekstremisht të ulta dhe reshje dëbore kanë përfshirë Europën Jugore por edhe atë Lindore. Ndersa kthjellime dhe ngrica do të ketë pjesa tjetër e kontinentit.

Konkretisht: Veriu, Qendra dhe Gadishulli Iberik.

Artikulli paraprakRRUGA E OBOTIT E BLLOKUAR, UJI DERI NË 150 CM LARTËSI, 8 SHTËPI TË PËRMBYTURA. JA SI PARAQITET SITUATA NË SHKODËR
Artikulli tjetërPAS PUKËS, RAMA PUBLIKON VIDEO TË TROPOJËS: DO BËJ AKOMA MË SHUMË PËR VERIUN NË MANDATIN E TRETË