Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira afatshkurter shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakGREQIA MERR KRYESIMIN E SAMITIT TË PROCESIT TË BASHKËPUNIMIT NË EVROPËN JUGLINDORE, XHAÇKA: TË SHËRBEJË PËR TË FORCUAR FQINJËSINË MES DY SHTETEVE!
Artikulli tjetërNË SHTATOR PRITET TË JETË GATI ME KUSHTE DINJITOZE, RAMA PUBLIKON PAMJET NGA PUNIMET NË STADIUMIN E KUKËSIT