Pashka, festa e shpresës dhe ringjalljes, u kremtua edhe në Lezhë. Me qirinj të ndezur në duar, simbol i dritës hyjnore, qindra besimtarë iu bashkuan ritualit fetar të mbrëmjes të së shtunës në Katedralen e “Shën Nikollit”.
Mesha e shenjtë e Ringjalljes u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Otavio Vitale, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj nate, duke e përshkruar si momentin kur besimi triumfon mbi mëkatin. Sipas tij, Pashka na fton të jetojmë me gëzim, paqe dhe besim.
Pas përfundimit të meshës, pas mesnate, besimtarët u larguan nga katedralja duke mbajtur me vete dritën e shpresës dhe urimin e lashtë: “Krishti u ringjall”.Pashkët përkujtojnë momentin themelor të besimit të krishterë – Ringjalljen e Jezusit – dhe mbeten festa më e rëndësishme për katolikët.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË
Artikulli tjetërPASHKA KATOLIKE, MESAZHI I PAPA LEONE XIV