Besimtarët katolikë kanë kremtuar sot festën e Pashkëve. Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra besimtarë i janë drejtuar Katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër, për të marrë pjesë në ritualin e bekimit të shportave me ushqime. Për besimtarët, bekimi i shportës ka një rëndësi të madhe shpirtërore, duke simbolizuar paqen, begatinë dhe shpresën për ditë më të mira. Ndërkohë, besimtarët nuk kanë munguar të urojnë njëri-tjetrin për Pashkë të gëzuara, duke ndarë mes tyre mesazhe dashurie, harmonie dhe bashkimi familjar.
Kremtimi i Pashkëve mbetet një prej festave më të ndjekura dhe më të dashura, duke bashkuar besimtarët në një ditë reflektimi dhe gëzimi.

Artikulli paraprakBENET BECI: PREMIO TË VEÇANTË PREJ 15 MILION LEK TË REJA PËR VLLAZNINË NË RAST TË SHPALLJES KAMPIONE
Artikulli tjetërBEKIMI I USHQIMEVE TË PASHKËS NË LEZHË