Ishull-Lezha, një nga fshatrat më karakteristikë të zonës, mirëpriti Pashkët Katolike me një atmosferë të ngrohtë dhe shpirtërore, duke ruajtur me përkushtim një nga traditat më të dashura për komunitetin bekimin e ushqimeve. Si çdo vit, besimtarë katolikë u mblodhën në kishë me shportat e mbushura me ushqime tradicionale, për të marrë bekimin e Pashkës nga famullitari.

Vezët, buka, hudrat dhe djathi janë pjesë e pandashme e këtij rituali që përcjell jo vetëm besimin, por edhe identitetin dhe lidhjen me rrënjët.

Famullitari i Ishull-Lezhës Dom Angjelin Krygja thotë se pashket janë një moment mjaft i rëndësishem për të krishteret, të cilat kujtojnë Jezu Krishtin dhe mundimet tij.

Pashka në Ishull-Lezhë nuk është thjesht një festë fetare, por një ditë që bashkon fshatin, rikthen mallin për traditën dhe forcon ndjenjën e komunitetit. Fëmijët, të veshur me rrobat më të bukura, pleqtë me rrëfimet e tyre dhe familjet që ndajnë gëzimin e festës, e kthejnë këtë ditë në një mozaik të gjallë të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kulturore.

Artikulli paraprak“NË KËTË MOSHË NUK KAM AMBICIE PËR PUSHTET, PARA E LUKS”, BERISHA NË DIBËR: KAM ATË QË TË TJERËT MA SULMOJNË, EKSPERIENCËN
Artikulli tjetërPERAGINE: ZGJEDHJET TË JENË RINGJALLJE PËR VENDIN