Kryebashkiaku Vau Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur këtë të premte në SPAK.
Shkrelit thot se iu komunikuan akuza e korrupsionit në zgjedhje.

Rraportohet se Shkreli shfaqet në komunikime telefonike të përgjuara nga SPAK se kërkonte vota në shkëmbim të dy investimeve. Njëra ishte rikonstruksion i rrugës në fshatin Stajkë dhe po ashtu rregullimi i linjës së energjisë elektrike
I kontaktuar nga gazetaret Shkreli tha në telefon: “Unë kam bërë detyrën time, s’kam bërë korrupsion. Njerëzit ankoheshin qe nuk kishin energji dhe unë punova që tu ofrohej ky shërbim siç ma kërkon ligji. Nuk e di ku është korrupsioni në zgjedhje këtu”.

Artikulli paraprakRAMA PARALAJMËRON NDRYSHIM NË PROCEDURAT PËR NDËRTIMET
Artikulli tjetërRAMA IRONI ME BERISHËN: E QUANTE BATHOREN MREKULLINË E 8-TË