
Çohet heret në mëngjes dhe bën plot katër km rrugë malore në ditë për të kullotur bagëtitë e imëta.Përsonazh i kësaj historia është Mrika Frroku 76-vjeçe nga Lezha, e cila e është e pasionuar pas blektorisë dhe bën punen e çobanes prej 35 vitesh.
E zhvendosur nga Kaçinari i Mirditës në periferi të qytetit të Lezhës, të moshuaren e takojmë rrugës së kalase së qytetit, duke dërguar bagëtitë për kullotë.
Vitet që mban mbi supe ja kanë zbehur dëshiren dhe pasionin për gjënë e gjallë, por nevoja për të siguruar jetesen e detyrojnë gruan e cila jeton e vetme që ta vijoj profesionin.Mes lotësh në sy thotë se forcen për të shkuar çdo ditë në mal e gjen tek bagëtitë e saj.
Në një kohë që të rinjtë po e shihin gjithnjë të ardhmen jashtë vendit, Mrika Frroku thotë se mundohet në vazhdimësi ti josh që të bëjnë dhe punen e çobanit.
Mrika Frroku është ndër përsonat e pakët që mban bagëti të imta në zonen e Lezhës, pasi blektoret po heqin gjithnjë e më shumë dore nga profesioni.