SIPAS MILOS, PARTIA SOCIALISTE KA ZGJEDHUR TA LARGOJË VETË PDS-NË NGA KOALICIONI I SAJ. Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka bërë dje publik divorcin me koalicionin e majtë.

Në një takim me strukturat e forcës së tij politike në Vlorës, Milo kujtoi edhe një herë faktin se PS, nuk respektoi marrëveshjet parazgjedhore me aleatët, duke mos lënë asnjë mundësi bashkëpunimi për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Sipas Milos, Partia Socialiste ka zgjedhur ta largojë vetë PDS-në nga koalicioni i saj duke mos e bërë pjesë të asnjë prej mbledhjeve të saj me aleatët. Kreu i PDS-së Milo, deklaroi se do të bëhet pjesë e një tjetër koalicioni me vlera politike në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Artikulli paraprakRADOVANI APEL NJËSIVE VENDORE PËR SHËRBIMET
Artikulli tjetërNË 30 DHE 31 MARS, TAKIME INTENSIVE MES PS-LSI PËR KANDIDATËT