Këto fotografi të pabesueshme tregojnë se si tërmeti 7.8 magnitudë në Zelandën e Re ngriti shtratin e detit dy metra, dhe shpërtheu mes rërës.

Fotot dramatike zbulojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar në bregdetin verior të Kaikoura, në ishullin e Jugut në vend. Shkencëtarët thonë se shtrati i detit është ngritur 2 metra në parabreg dhe pranojnë se kurrë nuk e kishin parë diçka të tillë, raporton Daily Mail. Shiu dhe erërat e forta goditën pjesën qëndrore të Zelandës së Re, vetëm pak ditë pasi tërmeti vrau dy persona dhe shkaktoi rrëshqitje të mëdha toke. Më shumë se 1000 turistë dhe vendas janë evakuuar nga qyteti i vogël bregdetar me një flotë helikopterësh dhe anije detare.