Brigjet e lumit Mat, janë kthyer në një landfill të improvizuar, ku hidhen mbetje të ndryshme dhe inerte. Mbetjet transportohen me automjete dhe depozitohen në mënyrë të paligjshme, ndërsa në shumë raste u vihet edhe flaka, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe të mjedisit.Përballë kësaj situate, Bashkia Lezhë paralajmëron ndërhyrje për pastrimin e brigjeve të lumit Mat, ne pjesen e territorit te saj.Nënkryetari i Bashkisë, Fatjon Zefi, shprehet se monitorimi i vazhdueshëm i zonës paraqet vështirësi, pasi bëhet fjalë për një hapësirë të pabanuar dhe pa kamera sigurie. Megjithatë, Bashkia thotë se do të vijojë kontrollet, ndërsa personat që do të kapen duke hedhur mbetje në mënyrë të paligjshme do të përballen me masa ndëshkuese.

Hedhja e mbetjeve në brigjet e lumit Mat, si në pjesën e Lezhës ashtu edhe në atë të Kurbinit, vijon të mbetet një problem shqetësues prej vitesh. Përveç ndotjes së mjedisit, situata rëndohet edhe më tej nga djegia e tyre.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakURA E RE E BAHÇALLEKUT, NIS VENDOSJA E TRARËVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA ZGJEDH TRAJNERIN E RI