
Bashkia e Shkodrës vijon procesin e pastrimit të kanaleve kulluese të 2-ta dhe të 3-ta në territorin e njësisë administrative Ana e Malit.
Fadroma e vëne ne dispozicion nga Bashkia e Shkodrës, pervec ndaleses ne Obot në një nga fshatrat kryesore të kësaj njesie, ka vijuar punën edhe në fshtra të tjerë të Anës së Malit. Sipas banoreve nje nderhyrje e tille, pervec se nuk është bere prej vitesh, minimizon edhe rrezikun e qendrimit të ujrave ne kete zone.
Në fshatin Obot janë pastruar 4500 ml, ndërkohë në proces janë dhe 4700 ml në po këtë fshat. Më pas do të vazhdojë puna në fshatrat Muriqan me 3000 ml kanale dhe Oblikë 1000 ml kanale.
Në përfundim, në Njësinë Administrative Ana Malit do të jenë të pastruara 14,360 ml kanale të para dhe të treta, nga ku kullohen rreth 717Ha tokë bujqësore(zone problematike përmbytjeje) dhe janë përfitues mbi 570 familje fermerë. Vlera e kësaj ndërhyrjeje është rreth 2.600,000 lekë.






