Kjo është situata që paraqitet në rrugën “Dedë Gjo Luli” të lagjes “Mar Lula” në Shkodër. Ndonëse kontenierët janë pak metra larg sërish mbeturinat hidhen në tokë duke u kthyer në një problem shqetësues për banorët të cilët jetojnë aty. Në lidhje me këtë problem banorët i vendosin gishtin institucioneve përgjegjëse të cilat duhet të ndëshkojnë autorët.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë diçka për zgjidhjen e këtij problemi.
Problemi i mbeturinave të hedhura nëpër tokë por dhe i koshave të tejmbushur është prezent në një pjesë të lagjeve të ndryshme të qytetit të Shkodrës por jo vetëm.