Policia e Shtetit prej dy ditësh ka nxjerrë një urdhër për hapjen e konkursit që mundëson marrjen gradës “Drejtues i Parë”. Kjo gradë i duhet çdo kandidati për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në konkursin e hapur me urdhër të drejtorit të komanduar Rebani Jaupi, theksohet se janë 5 vende të lira për gradën “Drejtues i parë”. Konkursi do zhvillohet nga Akademia e Sigurisë dhe deri në datën 16 janar aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin për të fituar gradën. Akademia e Sigurisë do të përzgjedhë 5 kandidaturat duke u bazuar në disa kritere, duke filluar nga karriera në Policinë e Shtetit, trajnimet dhe të gjitha vlerësimet që kanë kandidatët. Pas dorëzimit të dokumentacionit në datën 16 janar, pritet që brenda dy javësh të shpallen fituesit e 5 kandidatëve që do të marrin gradën “Drejtues i Lartë”.

Deri më tani për Drejtor të Policisë së Shtetit përfliten disa emra, mes tyre Ardi Veliu, drejtor i Policisë Tiranë, Eduart Merkaj kreu i SHCBA, Gjovalin Loka Drejtor i policisë së Shkodrës, por edhe disa drejtues të tjerë në radhët e Uniformave blu. Duket se pasuesi i Haki Çakos do të zgjidhet ne ditët e para të muajit shkurt.

Artikulli paraprakRAMA PRITET ME PROTESTA BANORËT LARGOJNË NIKOLLËN: IK
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK NË ITALI, HUMB JETËN GRUAJA SHQIPTARE