Shitjet e pasurive të paluajtshme dhe turizmi janë sektorët që po ecin më mirë në pjesën e parë të këtij viti në aktivitetet e shërbimeve.

INSTAT publikoi statistikat afatshkurtra në shërbim për tremujorin e dytë, që janë treguesi më i hershëm i prodhimit të brendshëm bruto.

Aktiviteti i Pasurive të paluajtshme ka shënuar rritjen më të lartë nga tëgjithë shërbime, me gati 40% më shumë shitje neto në krahasim me tremujorin e dytë 2025. Tregues pozitiv kanë dhe aktivitetet e lidhura me turizmin, me indeksin e hoteleve që u rrit me 22% dhe transporti me 19%. Megjithatë, aktivitetet e agjencive turistike ishin me rënie, ndërsa baret e restorantet u rritën me ritme më të ulëta, prej 8.7%.

Sipas INSTAT, Indeksi i shitjeve neto në volum në tremujorin e dytë 2026, krahasuar me tremujorin e dytë 2025 paraqitet si më poshtë:

Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 6,0 %;

Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 19,1 %;

Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 22,0 %;

Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 8,7 %;

Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi ulje 0,6 %;

Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 38,9 %;

Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi ulje 5,3 %;

Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 7,8 %;

Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi ulje 6,0 %.

Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 5,7 %;

Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 11,5 %;

Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 2,2 %;

Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 1,7 %;

Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 26,6 %;

Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi ulje 12,1 %./Monitor

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTË RINJTË PO PËRBALLEN ME PAPUNËSI, NDËRSA PUNËSIMI I MBI 64-VJEÇARËVE RRITET ME 10.5%
Artikulli tjetërBEGAJ FIRMOS NDRYSHIMET NË QEVERI/ PRESIDENTI DEKRETON SHKARKIMIN E LAMALLARIT, EMËROHET ERVIN DEMO MINISTËR I BRENDSHËM