Në Komisionin për Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u diskutua “Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.

Gjatë fjalës së tij, Taulant Balla theksoi se sot në Europë aksidentet rrugore me të rinj janë 25 %. Po ashtu ai shtoi se Komisioni Europian ka filluar procedurat për një direktivë të re për vendosjen e kufizimeve,

Gjithashtu ai theksoi se ndryshimet në vend janë të domosdoshme dhe kufizimi i shpejtësisë në tre vitet e para të patentës për shoferët e rij ul numrin e aksidenteve

“Mendoj që ndryshime që kanë të bëjnë me kufizime të shpejtësisë të patentuarit për herë të parë janë kufizime që i referohen modelit italian. Besoj që në tre vitet e para duhet të ketë një kufizim të shpejtësisë me qëllim uljen e aksidenteve. Një gjë tjetër me rëndësi është se çdo ditë po ulet numri i specialistëve dhe mendoj që spostimi nga 65 në 70 vjeç është i domosdoshëm. Kjo nuk është iniciativë politike, dhe do të kërkoja ndërgjegjësim e deputetëve që këtë ta kalonim brenda korrikut me qëllim që t’i vijmë në ndihmë të gjithë qytetarëve”, tha Balla.

Artikulli paraprakNASA PUBLIKON IMAZHE TË REJA TË KOZMOSIT TË LARGËT
Artikulli tjetërEKSPOZITË E STUDENTËVE TË DEPARTAMENTIT TË ARTEVE