Laguna e Patokut, një nga perlat e fshehura të bregdetit shqiptar, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Me bukuritë e saj natyrore, biodiversitetin e pasur dhe ofertën e veçantë turistike, kjo zonë po tërheq një numër të lartë vizitorësh që kërkojnë qetësi dhe një përvojë unike pranë natyrës.

E vendosur në zonen e Kurbinit, Laguna e Patokut ofron një peizazh magjepsës me ujëra të kristalta, ishuj të vegjël natyrorë dhe një faunë të pasur. Përveç vlerave ekologjike, kjo zonë ka tërhequr vëmendjen edhe për turizmin e qëndrueshëm, me restorante tradicionale që ofrojnë gatime të freskëta të peshkut dhe një mikpritje të ngrohtë nga vendasit.

Interesi për Patokun po vjen gjithnjë në rritje, pasi edhe shërbimet që ofrojnë dhe çmimet janë konkuruese thonë operatoret turistik.

Laguna e Patokut mbetet një nga destinacionet më të bukura për ata që duan të eksplorojnë një vend të veçantë dhe të shijojnë harmoninë mes natyrës dhe traditës shqiptare.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-SKËNDERBEU, DEBAT NË “STAR SPORT”
Artikulli tjetërRRUGA E AMORTIZUAR SHQETËSIM PËR BESIMTARËT