Nje dite pas ndarjes nga jeta e Mjeshtrit te Madh shkodran Paulin Preka, kane qene miqte dhe koleget e tij me te cilet ka ndare per shume vite skenen e teatrit “Migjeni” por edhe skena te tjera kombetare e nderkombetare, te cilet e kane kujtuar diten sotme. Mjeshtri I Madh Besnik Çinari, kafen e mengjesit e ka pire ne kafenene prane teatrit, ne po te njejten tavoline ku per vite me radhe ka kaluar kohen me mikun e tij Paulin Preka. Ai kujton disa prej momenteve me te bukura me kolosin e humorit, ndersa thote se nuk u vleresua kurre nga insititucionet.

Edhe aktorja e humorit Drane Xhaj flet me dhimbje per humbjen e madhe. Paulin Preken, e cileson si nje nga miqte por edhe familjar te sajin te cilin e ka patur prane ne moment te veshtira te jetes

Per Mjeshtrin e Madh Zef Deda, I prekur nga lajmi I trishte thote se Paulini ishte nder te paret persona I cili I dha shtysen per te vazhduar me tej kontributin e tij ne jeten artistike te qytetit.

Preka numeron me dhjetera role ne teater dhe kinematografi, ndersa ka spikatur me estraden e Shkodres ne rang kombetar dhe nderkombetar.