Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama ka bërë homazhe pranë varrit ku prehet Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kryeministri ka vendosur kurora me lule, duke kryer homazhe pranë vendin ku prehet lideri historik, Ibrahim Rugova.

Kosovën e ka uruar edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Bushati: Përgëzime Kosovës në këtë përvjetor të nëntë të Pavarësisë! Nëntë vite të mbushura me punë e përpjekje, me arritje në procesin sfidues të shtet-ndërtimit demokratik dhe fitimit të subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. Procesi i integrimit europian dhe euro-atlantik është i pakthyeshëm.

Artikulli paraprakVAJZA E AZEM HAJDARIT: S’DO I THOJA JO PROPOZIMIT PËR DEPUTETE E PD NË TROPOJË
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS NIS NESËR NË 12:00, POLICIA I JEP LEJE PËR KATËR ORË