Organizata e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë vendosën kurora me lule në bustin e Luigj Gurakuqit në qendër të qytetit të Shkodrës. Kreu i LANÇ në Shkodër, Zamir Llazani vlerësoi kontributin e Luigj Gurakuqit në shpalljen e Pavarësisë.

Misioni dhe ëndrra e rilindasve shqiptar shprehet Llazani që Shqipëria dhe Kosova të jenë në një shtet nuk është realizuar ende ndërsa uron që bashkimi të bëhet sa më pare.
Bashkë me veteranët e LANÇ morën pjesë edhe drejtues vendor të majtë të cilët vendosën që në këtë 110-vjetor të Pavarësisë të jenë të ndarë nga përfaqësuesit dhe drejtuesit e PD tek respektimi i një figure si Luigj Gurakuqi duke vendosur secila palë veçmas kurorat me lule.

Këto lloj ndarjesh e mentalitetesh që vijojnë prej vitesh në Shkodër nuk i shërbejnë qytetit si dhe nuk nderojnë një datë si 28 nëntori, aq më tepër këtë vit që shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Artikulli paraprak“PAVARËSIA”, 10 VITE MARATONA SHKODËR-ULQIN-SHKODËR
Artikulli tjetër110 VJETORI I PAVARËSISË, KIM: FRYMËZUESE RUAJTJA E GJUHËS DHE KULTURËS UNIKE TË POPULLIT SHQIPTAR