Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin për Shkodrën në Kolegjin Zgjedhor, teksa seanca është përcaktuar më 10 qershor. PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 25 prilli dhe kërkon përsëritjen e tyre në Qarkun Shkodër.

Teksa pas ankimimit Kolegji Zgjedhor ka vendosur ta shqyrtojë të premten më 10 qershor. Më herët Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit në Vlorë dhe në Gjirokastër. Madje trupa gjykuese nuk pranoi as kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për qarkun e Vlorës.

PD dhe LSI vijojnë me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për 9 qarqe ku kërkon prova shtesë nga institucionet dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore.

Deri më tani për dy qarqe Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës kurse KAS nuk shpalli zgjedhje të pavlefshme në asnjë qark të vendit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVJEDHJE NË MES TË DITËS NË VAU DEJËS. VIDHEN 50.000 LEKË DHE BIZHUTERI NË BANESË
Artikulli tjetërPROBLEMATIKAT E ARTIZANËVE NË SHKODËR