Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është çelur një ekspozitë e veçantë që hedh dritë mbi historinë vizuale dhe kulturore të Pazarit të Vjetër të qytetit.

Ekspozita sjell për herë të parë për publikun koleksionin e tregtarit shkodran Palokë Laca, i cili ruhet në arkivën e Muzeut të Etnografisë në Budapest. Krahas këtij koleksioni të rrallë, janë ekspozuar edhe objekte nga fondi etnografik i Institutit të Antropologjisë si dhe imazhe të papublikuara më parë nga arkivi i vetë muzeut “Marubi”.

Një pjesë e veçantë i është kushtuar dizajnerit shkodran Jozef Martini, i cili ka sjellë një interpretim bashkëkohor të motiveve tradicionale përmes tekstileve jacquard. Puna e tij synon të ndërthurë mjeshtërinë tradicionale me ndjeshmërinë estetike moderne.

“Përmes kësaj ekspozite, unë dëshiroj që të marr çdonjërin nga ju si në një udhëtim që ju kthen pas në kohë, kujtime dhe imagjinatë. Në këtë mënyrë secili ka mundësi të përfytyrojë përvojën e vet në zemër të Pazarit të Vjetër të Shkodrës.”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 13 shtator dhe ofron një përvojë unike për studiuesit, artdashësit dhe të gjithë ata që janë të interesuar për trashëgiminë kulturore të qytetit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA PEDAGOGIA ALBANA KULLOLLI KASTRATI
Artikulli tjetërVLLAZNIA FORCON SULMIN PËR NDESHJET ME VIKINGUR, MERR NË HUAZIM SULMUESIN E SKËNDERBEUT