PAZARI I MILOTIT ME KUSHTE SI NË MESJETË

Që prej vitit 1920, tregtarët në pazarin e Milotit, e ushtrojnë aktivitetin në të njëjta kushte të rënda higjieno-sanitare. Produktet ushqimore dhe gjëja e gjallë shiten në tokë, ndaj gjithçka kërkojnë tregtarët, është ndërhyrja në infrastrukturë. Pazari i Milotit funksionon prej 1 shekulli në të njëjtën gjendje. Ndonëse është një ndër tregjet më të njohura kryesisht të gjësë së gjallë, kushtet janë si në mesjetë.

 

Në zero kushte sigurie dhe higjieno-sanitare, bulmeti, produktet ushqimore dhe bagëtitë prej dhjetëra vitesh tregtohen në tokë duke rrezikuar jetën e konsumatorit. Kërkesa e vetme e tregtarëve, është investimi në infrastrukturë.

 

Tregu i Milotit konsidorehet një vendgrumbullim i paligjshem nga institucionet që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore.I kontaktuar përmes telefonit Përgjegjësi i Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Ded Rama thotë se është kërkuar disa herë mbyllja e tregut, por ka munguar bashkëpunimi me institucionet e tjera.